Kalo te përmbajtja
  • Faqja bazë
    • Dërgo mesazhe në mënyrë privateQëndro i lidhurLidhu në grupeShprehuWhatsApp për biznesin
  • Privatësia
  • Qendra e ndihmës
  • Blogu
  • Për biznesin
  • Shkarko
Shkarko
Kushtet dhe Politika e privatësisë2025 © WhatsApp LLC
Faqja kryesore e WhatsAppFaqja kryesore e WhatsApp
    • Dërgo mesazhe në mënyrë private

      Enkriptimi nga skaji në skaj dhe kontrollet e privatësisë.

    • Qëndro i lidhur

      Dërgo mesazhe dhe telefono falas* në të gjithë botën.

    • Lidhu në grupe

      Mesazhet në grup janë bërë të lehta.

    • Shprehu

      Thuaje me anë të ngjitëseve, zërit, imazheve GIF e të tjera.

    • WhatsApp për biznesin

      Kontakto klientët e tu nga kudo.

  • Privatësia
  • Qendra e ndihmës
  • Blogu
  • Për biznesin
  • Aplikacionet
HyrShkarko

Si mund të të ndihmojë WhatsApp të qëndrosh në lidhje gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19)

WhatsApp të ndihmon të lidhesh me ata që kanë më shumë rëndësi. Këtu janë disa nga mënyrat se si mund ta përdorësh WhatsApp për t’u kujdesur për shokët dhe familjen tënde, për të qëndruar i përditësuar me informacionet më të fundit zyrtare shëndetësore dhe për të ndarë informacione me përgjegjësi. Nëse je i ri në WhatsApp apo ke nevojë për një rifreskim, këtu është një udhëzues hap pas hapi se si të fillosh.

Lidhu në distancë

Përdor veçoritë e WhatsApp, si grupet, telefonatat zanore, dhe telefonatat me video për të qëndruar në lidhje dhe për t'u ofruar mbështetje njerëzve të tu të dashur, edhe pse mund të mos jesh në të njëjtin vend me ta.

Zgjidh burime të besueshme informacioni

Lidhu me organizata lokale, kombëtare dhe globale. Kthehu te burimet e besueshme, si Organizata Botërore e Shëndetësisë ose Ministria e Shëndetësisë e shtetit tënd, për informacionet dhe udhëzimet më të fundit.

Ndihmo në parandalimin e përhapjes së thashethemeve

Mendo për mesazhet që merr, sepse jo gjithçka që merr rreth koronavirusit mund të jetë e saktë. Verifiko faktet me burime të tjera të besueshme zyrtare, kontrollues faktesh, ose nëpërmjet robotit të bisedës për kontrollin e fakteve të Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrollit të Fakteve (IFCN) në +1 (727) 2912606. Nëse nuk je i sigurt që diçka është e vërtetë, mos e transfero atë.

Drejtuesit e komunitetit

Ne jemi të angazhuar për t’u ofruar mbështetje drejtuesve të komunitetit nëse i përgjigjesh kësaj sfide. Mëso se si ta përdorësh WhatsApp për të informuar dhe për të qëndruar në lidhje me komunitetin tënd ndërkohë që njerëzit janë të shqetësuar rreth koronavirusit.

Specialistët e kujdesit shëndetësor

Mëso se si të lidhesh me pacientët e tu, si të informosh komunitetin, si të organizosh konferenca në distancë, si të konfigurosh përgjigje të shpejta për pyetjet e shpeshta dhe më shumë.

Mëso më shumë >

Arsimtarët

Mëso se si të lidhesh me studentët e tu në WhatsApp, si të dërgosh dhe të marrësh detyrat, si të ndash mësimet në formën e mesazheve me tekst dhe me zë etj.

Mëso më shumë >

Organizatat jofitimprurëse dhe qeverisja lokale

Prezanto organizatën tënde, qëndro në lidhje me komunitetin tënd, ndaj informacione të sakta dhe në kohë, koordinohu me ekipin tënd, përgjigjju me shpejtësi pyetjeve të shpeshta dhe më shumë.

Mëso më shumë >

Bizneset lokale

Gjej më shumë mënyra për të qëndruar në lidhje me klientët e tu, ndaj orarin aktual të punës, realizo me efektivitet marrjen dhe dorëzimin e porosive, ofro përditësime të rregullta për inventarin dhe më shumë.

Mëso më shumë >

Historitë

Shiko se si po e përdorin njerëzit WhatsApp për t’u lidhur me komunitetet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë:

Në Pakistan, një grup në WhatsApp grumbulloi 21 milionë rupi në mbështetje të personave më të prekur të vendit për të parandaluar zhytjen e tyre në varfëri: Lexo artikullin këtu >

Një grup kryebashkiakësh italianë qëndrojnë në lidhje me anë të WhatsApp: Lexo artikullin këtu >

Shkollat fillore në Napoli të Italisë vazhdojnë mësimin pavarësisht mbylljes, duke përdorur WhatsApp për të shpërndarë detyrat nëpër familje: Lexo artikullin këtu >

Një burrë në Hong-Kong i drejtohet WhatsApp për të mobilizuar komunitetin në mbështetje të bizneseve lokale: Lexo artikullin këtu >

Një program fuqizimi për punësimin në Jordani përdor WhatsApp për t’i mbajtur të motivuara gratë të gjejnë punë në kohën e përhapjes së koronavirusit: Lexo artikullin këtu >

Specialistët e mjekësisë në Paris formojnë një grup në WhatsApp për të marrë përditësimet më të fundit mbi kapacitetet spitalore: Lexo artikullin këtu >

Zyrtarët në Koimbator të Indisë mbajnë takime nëpërmjet WhatsApp: Lexo artikullin këtu >

Mësuesit në kampet e refugjatëve në Siri ndajnë mësime me video me prindërit në WhatsApp: Lexo artikullin këtu >

Të mbijetuarit e skllavërisë në Indi përdorin grupet e WhatsApp për të rritur ndërgjegjësimin te të tjerët për koronavirusin: Lexo artikullin këtu >

Pacientët në Florianopolis të Brazilit mund të planifikojnë takime dhe të bëjnë pyetje duke përdorur WhatsApp: Lexo artikullin këtu >

Partnerët globalë

Shkarko
Logoja kryesore e WhatsApp
Logoja kryesore e WhatsApp
Shkarko
Çfarë bëjmë
VeçoritëBloguSiguriaPër biznesin
Kush jemi
Rreth neshKarrieratQendra e markësPrivatësia
Përdor WhatsApp
AndroidiPhoneMac/PCWhatsApp në ueb
Ke nevojë për ndihmë?
Na kontaktoQendra e ndihmësAplikacionetKëshillimet për sigurinë
Shkarko

2025 © WhatsApp LLC

Kushtet dhe Politika e privatësisë
Harta e sajtit