Si mund t’ju ndihmojë WhatsApp të qëndroni në lidhje gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19)
WhatsApp ju ndihmon të lidheni me ata që kanë më shumë rëndësi. Këtu janë disa nga mënyrat se si mund ta përdorni WhatsApp për t’u kujdesur për shokët dhe familjen tuaj, për të qëndruar të përditësuar me informacionet më të fundit zyrtare shëndetësore dhe për të ndarë me përgjegjësi. Nëse jeni të rinj në WhatsApp ose thjesht keni nevojë për një rifreskim, këtu është një udhëzues hap pas hapi se si të filloni.
Udhëheqësit e komunitetit
Ne jemi të angazhuar për t’u ofruar mbështetje udhëheqësve të komunitetit ndërkohë që i përgjigjeni kësaj sfide. Mësoni se si mund ta përdorni WhatsApp për të informuar dhe për të qëndruar në lidhje me komunitetin tuaj ndërkohë që njerëzit janë të shqetësuar për koronavirusin.
Historitë
Shikoni se si po e përdorin njerëzit WhatsApp për t’u lidhur me komunitetet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë:
Në Pakistan, një grup në WhatsApp grumbulloi 21 milionë Rs në mbështetje të personave më të prekur të vendit për të mos u zhytur në varfëri:
Lexoni artikullin këtu >Shkollat fillore në Napoli, Itali vazhdojnë mësimin pavarësisht mbylljes së shkollës, duke përdorur WhatsApp për shpërndarjen e detyrave në familje:
Lexoni artikullin këtu >Një burrë në Hong Kong i drejtohet WhatsApp për mobilizimin e komunitetit në mbështetje të bizneseve lokale:
Lexoni artikullin këtu >Një program fuqizimi për punësimin në Jordani përdor WhatsApp për t’i mbajtur të motivuara gratë për të kërkuar për punë në kohën e përhapjes së koronavirusit:
Lexoni artikullin këtu >Specialistët e mjekësisë në Paris formojnë një grup në WhatsApp për të marrë përditësimet më të fundit për kapacitetet e spitalit:
Lexoni artikullin këtu >Të mbijetuarit e skllavërisë në Indi përdorin grupet e WhatsApp për të rritur ndërgjegjësimin për koronavirusin te të tjerët:
Lexoni artikullin këtu >Pacientët në Florianópolis, Brazil mund të planifikojnë takime dhe të bëjnë pyetje duke përdorur WhatsApp:
Lexoni artikullin këtu >