Kalo te përmbajtja
  • Faqja bazë
    • Dërgo mesazhe në mënyrë privateQëndro i lidhurLidhu në grupeShprehuI sigurt sipas dizajnitNdaj përditshmërinë tëndeNdiq kanalet Bëj më shumë me Meta AI
  • Privatësia
  • Qendra e ndihmës
  • Blogu
  • Për biznesin
  • Shkarko
Shkarko
Kushtet dhe Politika e privatësisë2025 © WhatsApp LLC
Faqja kryesore e WhatsAppFaqja kryesore e WhatsApp
    • Dërgo mesazhe në mënyrë private

      Enkriptimi nga skaji në skaj dhe kontrollet e privatësisë.

    • Qëndro i lidhur

      Dërgo mesazhe dhe telefono falas* në të gjithë botën.

    • Lidhu në grupe

      Mesazhet në grup janë bërë të lehta.

    • Shprehu

      Thuaje me anë të ngjitëseve, zërit, imazheve GIF e të tjera.

    • I sigurt sipas dizajnit

      Shtresa mbrojtjeje për të të ndihmuar që të qëndrosh i sigurt.

    • Ndaj përditshmërinë tënde

      Ndaj fotografi, video, shënime zanore te Statusi.

    • Ndiq kanalet

      Qëndro i përditësuar për temat e rëndësishme për ty.

    • Bëj më shumë me
      Meta AI

      Merr ndihmë për çdo gjë.

  • Privatësia
  • Qendra e ndihmës
  • Blogu
  • Për biznesin
  • Aplikacionet
HyrShkarko

Si mund të të ndihmojë WhatsApp të qëndrosh në lidhje gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19)

Organizatat jofitimprurëse dhe qeverisja lokale

Gjatë kësaj periudhe izolimi dhe pasigurie të lartë, lidhu me komunitetin tënd në WhatsApp - i njëjti mjet që ata përdorin për të qëndruar pranë shokëve dhe familjes.

Përdore WhatsApp me përgjegjësi gjatë lidhjes me klientët e tu. Komuniko vetëm me përdoruesit që i njeh dhe ata që dëshirojnë të marrin mesazhe nga ti, kërkoju klientëve të ruajnë numrin tënd të telefonit në librin e adresave dhe shmang dërgimin e mesazheve të automatizuara ose promocionale drejt grupeve. Mosrespektimi i këtyre praktikave të mira të thjeshta mund të shkaktojë ankesa nga përdoruesit e tjerë dhe ndoshta një bllokim të llogarisë.

Për të menaxhuar sa më mirë pyetjet e shumta, për të shpalosur informacione të dobishme si orari i punës dhe për të ndarë detaje rreth shërbimeve të tua në një katalog, ne rekomandojmë të përdorësh aplikacionin WhatsApp Business, i cili mund të shkarkohet falas. Kliko këtu për një udhëzim hap pas hapi se si të përdorësh aplikacionin WhatsApp Business. Nëse të duhet ta zhvendosësh llogarinë tënde nga WhatsApp Messenger tek aplikacioni WhatsApp Business, kliko këtu.

Shkarko për telefonin tënd

ANDROIDIPHONE

Qëndro në lidhje me komunitetin tënd

Krijo një lidhje të shkurtër që anëtarët e komunitetit të mund ta përdorin për të filluar një bisedë private në WhatsApp me ty. Ndaje lidhjen nëpërmjet email-it, sajtit tënd të uebit, faqes së Facebook ose çdo kanali tjetër që përdor shpesh.

Prezanto organizatën tënde

Përfundo profilin tënd të biznesit dhe konfiguro mesazhet e personalizuara të përshëndetjes që njerëzit të dinë ku të gjejnë burime dhe më shumë informacion rreth shërbimeve të tua.

Cakto pritshmëritë për kohët e përgjigjes

Gjatë kësaj kohe veçanërisht të ngarkuar, vëre në dijeni komunitetin tënd se kur mund të planifikojnë të marrin nga ty një mesazh automatik kur je i larguar.

Prezanto shërbimet e tua

Eduko komunitetin për shërbimet në dispozicion për ta. Përfshi përshkrime të shërbimeve në katalogun tënd, i qasshëm nëpërmjet profilit tënd të biznesit.

Përgjigjju me shpejtësi pyetjeve të shpeshta

Ruaj dhe ripërdor mesazhet që dërgon më shpesh, për t'iu përgjigjur shpejt pyetjeve të anëtarëve të komunitetit.

Ndaj informacione të sakta dhe në kohë

Informo dhe eduko në mënyrë proaktive komunitetin tënd se si mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së virusit. Përdor fotografi, video dhe tekst për të shpalosur këshilla në një përditësim statusi.

Qëndro në kontakt me ekipet e tua

Përdor grupet dhe telefonatat me video në grup për të bashkëpunuar me ekipin tënd në distancë.

Dërgo mesazhe nga kompjuteri yt

Përdor WhatsApp në ueb për të menaxhuar një numër të madh mesazhesh në WhatsApp, në mënyrë të shpejtë dhe efektive nga kompjuteri yt.

Nëse ke ndonjë pyetje në lidhje me Qendrën e informacioneve të WhatsApp rreth koronavirusit, na kontakto.

Shkarko
Logoja kryesore e WhatsApp
Logoja kryesore e WhatsApp
Shkarko
Çfarë bëjmë
VeçoritëBloguSiguriaPër biznesin
Kush jemi
Rreth neshKarrieratQendra e markësPrivatësia
Përdor WhatsApp
AndroidiPhoneMac/PCWhatsApp në ueb
Ke nevojë për ndihmë?
Na kontaktoQendra e ndihmësAplikacionetKëshillimet për sigurinë
Shkarko

2025 © WhatsApp LLC

Kushtet dhe Politika e privatësisë
Harta e sajtit