Kalo te përmbajtja
  • Faqja bazë
    • Dërgo mesazhe në mënyrë privateQëndro i lidhurLidhu në grupeShprehuWhatsApp për biznesin
  • Privatësia
  • Qendra e ndihmës
  • Blogu
  • Për biznesin
  • Shkarko
Shkarko
Kushtet dhe Politika e privatësisë2025 © WhatsApp LLC
Faqja kryesore e WhatsAppFaqja kryesore e WhatsApp
    • Dërgo mesazhe në mënyrë private

      Enkriptimi nga skaji në skaj dhe kontrollet e privatësisë.

    • Qëndro i lidhur

      Dërgo mesazhe dhe telefono falas* në të gjithë botën.

    • Lidhu në grupe

      Mesazhet në grup janë bërë të lehta.

    • Shprehu

      Thuaje me anë të ngjitëseve, zërit, imazheve GIF e të tjera.

    • WhatsApp për biznesin

      Kontakto klientët e tu nga kudo.

  • Privatësia
  • Qendra e ndihmës
  • Blogu
  • Për biznesin
  • Aplikacionet
HyrShkarko

Dërgo mesazhe në mënyrë private

Privatësia jote është prioriteti ynë. Me enkriptimin nga skaji në skaj në WhatsApp, mesazhet, fotografitë, telefonatat e tua personale e të tjera qëndrojnë mes teje dhe personave që zgjedh ti, që do të thotë se madje as WhatsApp nuk mund t'i shikojë ato.

pamja e ekranit e aplikacionit të whatsapp që tregon enkriptimin nga skaji në skaj të mesazheve

Pavarësisht nëse janë rrëfimet e tua, debatet e tua të vështira ose shakatë qesharake mes miqsh, privatësia e WhatsApp ndihmon që bisedat e tua të mbeten të mbrojtura.

Enkriptimi nga skaji në skaj

Mesazhet, telefonatat, fotografitë dhe videot personale mbrohen me kyçjen me enkriptimin nga skaji në skaj në WhatsApp dhe vetëm marrësi dhe ti e keni çelësin e veçantë që nevojitet për t'i shkyçur dhe lexuar ato.

Shtresat shtesë të privatësisë

Përveç enkriptimit nga skaji në skaj, WhatsApp ofron shtresa të tjera mbrojtjeje për të gjitha bisedat e tua.

Kontrollo privatësinë që të nevojitet

Me cilësimet e privatësisë të WhatsApp, mund të zgjedhësh se çfarë ndan, se si shfaqesh në linjë ose kush mund të flasë me ty.

platforma e whatsapp ku tregohen veçoritë e bisedave të kyçura dhe veçoria e arkivimit të bisedave

Kyçja e bisedës

Fjalëkalimi mbron bisedat e tua më personale që të mund të ndihmosh për t'i mbajtur private dhe të sigurta. Bisedat e kyçura do të fshihen nga lista e bisedave të tua në dosjen Bisedat e kyçura, që të mund të parandalosh shikimin e tyre nga të gjithë personat e tjerë që përdorin telefonin tënd.

Mëso më shumë

Mesazhet që zhduken

Me mesazhet që zhduken, mund të kontrollosh se cilat mesazhe qëndrojnë dhe për sa kohë, duke i vendosur që të zhduken pasi t'i kesh dërguar.

Mëso më shumë
platforma e whatsapp ku tregohen grupet me veçoritë e kalimit në heshtje, enkriptimit dhe mesazheve që zhduken
pamja e ekranit me veçorinë e kalimit në heshtje të telefonuesve të panjohur në aplikacionin e whatsapp

Mos i lejo të flasin telefonuesit e panjohur

Mos i lejo kontaktet e bezdisshme dhe të panjohura të të telefonojnë, që të mund të përqendrohesh në bisedat që kanë me të vërtetë rëndësi për ty.

Mëso më shumë

Kopje rezervë të enkriptuara nga skaji në skaj

Mbaji private kopjet e tua rezervë në linjë. Aktivizo kopjet rezervë të enkriptuara për ta shtrirë sigurinë e enkriptimit nga skaji në skaj të WhatsApp te mesazhet e tua të ruajtura në iCloud ose Google Drive.

Mëso më shumë
pamja e ekranit e veçorisë së kopjes rezervë me enkriptimin nga skaji në skaj që ekzekutohet në sfond
pamja e ekranit e veçorisë së shikimit për herë të fundit dhe në linjë në aplikacionin e whatsapp

Shikuar për herë të fundit
dhe në linjë

Zgjidh që të shikohesh vetëm nga ata që dëshiron ti. Mund t'i personalizosh cilësimet e tua të privatësisë për të zgjedhur se kush mund të të shikojë kur je në linjë dhe se kur e ke përdorur WhatsApp për herë të fundit.

Mëso më shumë

Siguria
dhe mbrojtja

Mbroje llogarinë tënde nga piratët kibernetikë dhe postuesit e bezdisshëm dhe ndaloji bisedat e padëshiruara.

Mëso më shumë
pamja e ekranit e bllokimit dhe fshirjes në veçorinë e sigurisë dhe mbrojtjes në aplikacionin e whatsapp

Të nevojitet më shumë ndihmë?

Shiko të gjitha pyetjet më të shpeshta
Çfarë është enkriptimi nga skaji në skaj?
Çfarë është verifikimi me dy hapa?
A është WhatsApp privat dhe i sigurt?
Si t'i ndryshosh cilësimet e tua të privatësisë në WhatsApp
Shiko të gjitha pyetjet më të shpeshta
Shkarko
Logoja kryesore e WhatsApp
Logoja kryesore e WhatsApp
Shkarko
Çfarë bëjmë
VeçoritëBloguSiguriaPër biznesin
Kush jemi
Rreth neshKarrieratQendra e markësPrivatësia
Përdor WhatsApp
AndroidiPhoneMac/PCWhatsApp në ueb
Ke nevojë për ndihmë?
Na kontaktoQendra e ndihmësAplikacionetKëshillimet për sigurinë
Shkarko

2025 © WhatsApp LLC

Kushtet dhe Politika e privatësisë
Harta e sajtit