Tekstet
Mesazhe të thjeshta dhe të besuara
Dërgoju mesazhe shokëve dhe familjes sate falas*. WhatsApp përdor lidhjen e internetit të telefonit për të dërguar mesazhe, kështu që mund t'i shmangësh tarifat e mesazheve SMS.
Biseda në grup
Grupet për të qëndruar në kontakt
Qëndro në kontakt me grupet e personave që kanë më shumë rëndësi, si familja ose kolegët e tu. Me bisedat në grup, mund të ndash mesazhe, fotografi dhe video me deri në 256 persona në të njëjtën kohë. Po ashtu mund ta emërtosh grupin tënd, t'i kalosh në heshtje ose t'i personalizosh njoftimet dhe më shumë.
WhatsApp në ueb dhe desktop
Mbaje gjallë bisedën
Me WhatsApp në ueb dhe në desktop, mund të sinkronizosh pa ndërprerje të gjitha bisedat e tua në kompjuterin tënd, që të mund të bisedosh në çdo pajisje që është më e përshtatshme për ty. Shkarko aplikacionin e desktopit ose vizito web.whatsapp.com për të filluar.
Telefonatat zanore dhe me video në WhatsApp
Fol lirshëm
Me telefonatat zanore, mund të flasësh me shokët dhe me familjen falas*, edhe nëse janë në një shtet tjetër. Dhe me telefonatat falas* me video, mund të bësh biseda individuale kur zëri ose mesazhet me tekst nuk janë të mjaftueshme. Telefonatat zanore dhe me video të WhatsApp përdorin lidhjen e internetit të telefonit tënd në vend të minutave zanore të planit celular, kështu që nuk ke pse të shqetësohesh për tarifat e larta të telefonatave.
Enkriptimi nga skaji në skaj
Siguria si parazgjedhje
Disa nga momentet e tua më personale ndahen në WhatsApp dhe kjo është arsyeja pse kemi integruar enkriptimin nga skaji në skaj në versionet e fundit të aplikacionit tonë. Kur janë të enkriptuara nga skaji në skaj, mesazhet dhe telefonatat e tua janë të siguruara, kështu që vetëm ti dhe personi me të cilin po komunikon mund t'i lexojë ose t'i dëgjojë, dhe askush mes jush, as edhe WhatsApp.
Fotografitë dhe videot
Ndaj momentet që kanë rëndësi
Dërgo fotografi dhe video në WhatsApp në çast. Mund të regjistrosh po ashtu momentet që kanë më shumë rëndësi për ty me kamerën e integruar. Me WhatsApp, fotografitë dhe videot dërgohen me shpejtësi edhe nëse je në një lidhje të ngadaltë.
Mesazhet zanore
Thuaj çfarë ke në mendje
Ndonjëherë zëri yt i thotë të gjitha. Me vetëm një trokitje mund të regjistrosh një mesazh zanor, e përsosur për një përshëndetje të shpejtë ose një histori më të gjatë.
Dokumentet
Ndarja e dokumenteve është bërë e lehtë
Dërgo skedarë PDF, dokumente, fletëllogaritëse, prezantime etj. pa shqetësimet nga aplikacionet e ndarjes së emaileve ose skedarëve. Mund të dërgosh dokumente deri në 100 MB, kështu që është e lehtë të dërgosh ato që të duhen te personat që do.