Dërgoju mesazh falas* shokëve dhe familjes sate. WhatsApp përdor lidhjen e internetit të telefonit tënd për të dërguar mesazhe, në mënyrë që të shmangësh tarifat e SMS-ve.
Qëndro në kontakt me grupet e personave që kanë më shumë rëndësi, si p.sh familja jote ose bashkëpunëtorët e tu. Me bisedat në grup, mund të ndash mesazhe, fotografi dhe video me deri në 256 persona njëherësh. Po ashtu, mund ta emërtosh grupin tënd, ta kalosh në heshtje ose të përshtatësh njoftimet, dhe më shumë.
Me WhatsApp në ueb dhe desktop, mund t'i sinkronizosh pa ndërprerje të gjitha bisedat e tua në kompjuterin tënd, në mënyrë që të bisedosh nga çfarëdo pajisje që është më e përshtatshme për ty. Shkarko aplikacionin e desktopit ose vizito web.whatsapp.com për të filluar.
Me telefonatat zanore, mund të flasësh falas* me shokët dhe familjen tënde, edhe nëse janë në një shtet tjetër. Me telefonatat falas* me video, mund të kesh bashkëbisedime ballë për ballë në rastet kur zëri ose mesazhet, thjesht nuk mjaftojnë. Telefonatat zanore dhe me video të WhatsApp përdorin lidhjen e internetit të telefonit tënd në vend të minutave zanore të planit tënd të celularit, kështu që nuk ke përse shqetësohesh për tarifat e shtrenjta të telefonatave.
Disa nga momentet e tua më personale ndahen në WhatsApp dhe kjo është arsyeja pse ne kemi integruar enkriptimin nga skaji në skaj në versionin e fundit të aplikacionit tonë. Me enkriptimin nga skaji në skaj, mesazhet dhe telefonatat e tua janë të sigurta. Vetëm ti dhe personi me të cilin po komunikon mund t’i lexoni ose dëgjoni ato, dhe askush tjetër mes jush, as edhe WhatsApp.
Dërgo në çast fotografi dhe video me WhatsApp Mund të regjistrosh edhe momente që kanë më së shumti rëndësi për ty, me një kamerë të integruar. Me WhatsApp, fotografitë dhe videot dërgohen shpejt edhe nëse lidhja jote është e dobët.
Ndonjëherë, zëri yt i thotë të gjitha. Me vetëm një trokitje, mund të dërgosh një mesazh zanor - i përkryer për një përshëndetje të shpejtë ose një bisedë më të gjatë.
Dërgo PDF, dokumente, fletëllogaritëse, prezantime dhe më shumë; pa bezdisjen e aplikacioneve për ndarjen e skedarëve apo emaileve. Mund të dërgosh dokumente deri në 100 MB, kështu që është e lehtë të dërgosh atë që nevojitet te cilido që dëshiron.