Tekstet

Shkëmbeni mesazhe në mënyrë të thjeshtë dhe të besueshme.

Komunikoni falas* me familjen dhe të dashurit tuaj. WhatsApp e përdorë internetin e telefonit tuaj për t'i dërguar mesazhet, prandaj ju nuk do të paguani sikur për shërbimin SMS.
*Ju mund të tarifoheni për shërbimin e internetit. Konsultohuni me operatorin tuaj për më shumë informata.

Biseda në grup

Grupet për të qëndruar në kontakt

Qëndroni në kontakt me grupe njerëzish të cilët ju interesojnë më shumë, siç janë familjarët tuaj ose kolegët e punës. Bisedat në grupe ju mundësojnë të shkëmbeni mesazhe, foto dhe video deri me 256 vetë njëkohësisht. Ju gjithashtu mund të emërtoni grupin tuaj, t'i përshtatni ose heshtni njoftimet e grupit tuaj sipas dëshirës dhe shumë funksione të tjera.
Shokët
Familja
Fundjavë

WhatsApp në Web dhe Desktop

Mbajeni bisedën në ecuri

Me WhatsApp Web dhe aplikacionin për kompjuter ju mund t'i sinkronizoni të gjitha bisedat tuaja me kompjuterin tuaj përsosmërisht. Kështu mund të bisedoni nga cilado pajisje që ju përshtetet më se miri. Shkarkoni aplikacionin për kompjuter ose vizitoni web.whatsapp.com për të filluar.

Thirrjet zanore dhe videothirrjet në WhatsApp

Bisedoni pa brenga

Me thirrjet zanore ju mund të bisedoni falas* me shokët dhe familjen tuaj edhe nëse ata janë në një shtet tjetër. Nëse mesazhet dhe thirrjet zanore nuk ju mjaftojnë, ju mund të bëni edhe videothirrje ballë për ballë të cilat janë gjithashtu falas*. WhatsApp e përdorë internetin e telefonit tuaj për t'u lidhur kur ju bëni thirrje ose videothirrje, ai nuk i shpenzon minutat e tarifës suaj të zakonshme, prandaj ju nuk do të paguani asgjë për thirrjet tuaja.
*Ju mund të tarifoheni për shërbimin e internetit. Konsultohuni me operatorin tuaj për më shumë informata.

Kodimi fund-e-krye

Siguri e standardizuar

Disa nga momentet tuaja më personale ju i shkëmbeni përmes WhatsApp, kjo është arsyeja pse ne e kemi integruar kodimin fund-e-krye në versionin e fundit të aplikacionit tonë. Kur mesazhet janë të koduara fund-e-krye, ato mund të lexohen vetëm nga personat që komunikojnë në mes veti dhe nga askush tjetër, madje as nga vetë WhatsApp.

Fotot dhe Videot

Shpërndani momentet më të rëndesishme

Dërgoni foto dhe video në çast përmes WhatsApp. Me kamerën e integruar ju mund t'i zëni momentet më të rëndesishme nga jeta juaj. WhatsApp ju mundëson të dërgoni foto dhe video me shpejtësi edhe nëse keni një lidhje të dobët rrjeti.

Mesazhet zanore

Tregoni çfarë keni në mendje

Naganjëherë mjafton të thuani me zë atë që dëshironi. Me vetëm një prekje ju mund të inçizoni mesazhe zanore për të inçizuar një përshëndetje të thjeshtë apo për të treguar një tregim të gjatë.

Dokumentet

Shkëmbeni dokumente me lehtësi

Shkëmbeni dokumente, fletëllogaritje, fotografi rreshtore dhe më shumë, pa pasur nevojë t'i dërgoni ato me e-mail ose me ndonjë aplikacion për shpërndarjen e skedave. Ju mund të dërgoni dokumente deri në 100 MB, në mënyrë që lehtësisht t'i dërgoni gjërat e nevojshme te njerëzit që dëshironi.