Kalo te përmbajtja
  • Faqja bazë
    • Dërgo mesazhe në mënyrë privateQëndro i lidhurLidhu në grupeShprehuWhatsApp për biznesin
  • Privatësia
  • Qendra e ndihmës
  • Blogu
  • Për biznesin
  • Shkarko
Shkarko
Kushtet dhe Politika e privatësisë2025 © WhatsApp LLC
Faqja kryesore e WhatsAppFaqja kryesore e WhatsApp
    • Dërgo mesazhe në mënyrë private

      Enkriptimi nga skaji në skaj dhe kontrollet e privatësisë.

    • Qëndro i lidhur

      Dërgo mesazhe dhe telefono falas* në të gjithë botën.

    • Lidhu në grupe

      Mesazhet në grup janë bërë të lehta.

    • Shprehu

      Thuaje me anë të ngjitëseve, zërit, imazheve GIF e të tjera.

    • WhatsApp për biznesin

      Kontakto klientët e tu nga kudo.

  • Privatësia
  • Qendra e ndihmës
  • Blogu
  • Për biznesin
  • Aplikacionet
HyrShkarko

Si të fillosh në WhatsApp Messenger

Shkarko dhe konfiguro WhatsApp

1. Shkarko dhe hap aplikacionin: Shkarko falas WhatsApp Messenger nga Dyqani i Google Play ose Apple App Store. Për të hapur aplikacionin, trokit ikonën e WhatsApp në ekranin bazë.

2. Rishiko Kushtet e shërbimit: Lexo Kushtet e shërbimit dhe Politikën e privatësisë, pastaj trokit "Pranoj" dhe "Vazhdo" për të pranuar kushtet.

3. Regjistrohu: Zgjidh shtetin tënd nga lista me lëshim poshtë për të shtuar prefiksin e shtetit, pastaj fut numrin e telefonit në formatin ndërkombëtar të numrave telefonikë. Trokit U krye ose Para, pastaj trokit Ok për të marrë kodin 6-shifror të regjistrimit nëpërmjet SMS ose telefonatës. Për të përfunduar regjistrimin, fut kodin tënd 6-shifror. Mëso se si të regjistrosh numrin tënd të telefonit në Android, iPhone, ose KaiOS.

4. Konfiguro profilin tënd: Në profilin tënd të ri, fut emrin tënd dhe pastaj trokit Para. Mund të shtosh edhe një fotografi profili.

5. Lejo qasjen te kontaktet dhe fotografitë: Kontaktet mund të shtohen në WhatsApp nga libri i adresave të telefonit tënd. Mund të lejosh po ashtu qasjen te fotografitë, videot dhe skedarët e telefonit tënd.

6. Fillo një bisedë: Trokit ose , pastaj kërko për një kontakt për të filluar. Fut një mesazh në fushën e tekstit. Për të dërguar fotografi ose video, trokit ose pranë fushës së tekstit. Zgjidh Kamerën për të bërë një fotografi ose video të re, ose Galerinë apo Bibliotekën e fotografive dhe videove për të zgjedhur një fotografi ose video ekzistuese nga telefoni yt. Pastaj, trokit ose .

7. Krijo një grup: Mund të krijosh një grup me deri në 256 pjesëmarrës. Trokit ose , pastaj Grup i ri. Kërko ose zgjidh kontakte për t'i shtuar në grup, pastaj trokit Para. Fut një subjekt grupi dhe trokit ose Krijo.

Mënyrat e ndryshme se si mund të komunikosh

  • Mesazhet zanore: Nëse nuk dëshiron të shkruash një mesazh, mund të dërgosh një regjistrim audio. Trokit dhe mbaj të shtypur ose për të regjistruar mesazhin. Për të ndaluar regjistrimin, lëshoje mikrofonin. Mëso se si t'i dërgosh dhe t'i luash mesazhet zanore në Android, iPhone, ose KaiOS.
  • Telefonatat zanore: Shko te skeda Telefonatat , pastaj trokit ose . Kërko për kontaktin që dëshiron të telefonosh. Trokit ose për të filluar një telefonatë zanore. Mëso se si të bësh telefonata zanore në Android, ose iPhone.
  • Telefonatat me video: Hap skedën Telefonatat , pastaj trokit ose . Gjej kontaktin që dëshiron të telefonosh. Për të filluar një telefonatë me video, trokit ose . Mëso se si të bësh telefonata me video në Android, ose iPhone.

Këshilla për sigurinë dhe veçori të dobishme

Personalizo veçoritë e sigurisë dhe privatësisë
WhatsApp e bën të lehtë të kuptosh dhe personalizosh sigurinë dhe privatësinë tënde. Mëso më shumë në faqen tonë të privatësisë.

Kontrollo me fakte informacionin që merr
Shqyrto nëse mesazhet që merr janë të vërteta, pasi jo çdo gjë që dëgjon do të jetë e saktë. Nëse nuk e di se kush e ka dërguar mesazhin që ke marrë, të inkurajojmë që ta kontrollosh informacionin me organizata të besuara të kontrollit të fakteve. Mëso më shumë se si të parandalosh përhapjen e keqinformimit në këtë artikull.

Mesazhet e transferuara
Për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së keqinformimit, ne e kufizojmë mënyrën se si mund t'i transferosh mesazhet. Mund t'i identifikosh lehtësisht mesazhet e transferuara sepse ato kanë etiketën Të transferuara . Kur një mesazh transferohet shumë herë nga një përdorues te një përdorues tjetër, ai shënohet me një ikonë me shigjetë të dyfishtë . Mund të mësosh rreth kufijve të transferimit në këtë artikull.

Shkarko
Logoja kryesore e WhatsApp
Logoja kryesore e WhatsApp
Shkarko
Çfarë bëjmë
VeçoritëBloguSiguriaPër biznesin
Kush jemi
Rreth neshKarrieratQendra e markësPrivatësia
Përdor WhatsApp
AndroidiPhoneMac/PCWhatsApp në ueb
Ke nevojë për ndihmë?
Na kontaktoQendra e ndihmësAplikacionetKëshillimet për sigurinë
Shkarko

2025 © WhatsApp LLC

Kushtet dhe Politika e privatësisë
Harta e sajtit