Kalo te përmbajtja
  • Faqja bazë
    • Dërgo mesazhe në mënyrë privateQëndro i lidhurLidhu në grupeShprehuWhatsApp për biznesin
  • Privatësia
  • Qendra e ndihmës
  • Blogu
  • Për biznesin
  • Shkarko
Shkarko
Kushtet dhe Politika e privatësisë2025 © WhatsApp LLC
Faqja kryesore e WhatsAppFaqja kryesore e WhatsApp
    • Dërgo mesazhe në mënyrë private

      Enkriptimi nga skaji në skaj dhe kontrollet e privatësisë.

    • Qëndro i lidhur

      Dërgo mesazhe dhe telefono falas* në të gjithë botën.

    • Lidhu në grupe

      Mesazhet në grup janë bërë të lehta.

    • Shprehu

      Thuaje me anë të ngjitëseve, zërit, imazheve GIF e të tjera.

    • WhatsApp për biznesin

      Kontakto klientët e tu nga kudo.

  • Privatësia
  • Qendra e ndihmës
  • Blogu
  • Për biznesin
  • Aplikacionet
HyrShkarko

Si mund të të ndihmojë WhatsApp të qëndrosh në lidhje gjatë pandemisë së koronavirusit (COVID-19)

Arsimtarët

Pavarësisht nëse jep mësim në një shkollë ose universitet, merr në konsideratë angazhimin me studentët e tu në WhatsApp nëse ka ndërprerje të shkollës.*

Përdore WhatsApp me përgjegjësi gjatë lidhjes me klientët e tu. Komuniko vetëm me përdoruesit që i njeh dhe ata që dëshirojnë të marrin mesazhe nga ti, kërkoju klientëve të ruajnë numrin tënd të telefonit në librin e adresave dhe shmang dërgimin e mesazheve të automatizuara ose promocionale drejt grupeve. Mosrespektimi i këtyre praktikave të mira të thjeshta mund të shkaktojë ankesa nga përdoruesit e tjerë dhe ndoshta një bllokim të llogarisë.

Nëse je i ri në WhatsApp, kliko këtu për një udhëzues hap pas hapi se si të fillosh.

Qëndro në lidhje me studentët e tu

Nëse nuk i ke ende numrat e telefonit të studentëve, krijo një lidhje universale që studentët të mund ta përdorin për të filluar një bisedë private në WhatsApp me ty. Ndaje lidhjen nëpërmjet emailit, faqes së Facebook ose çdo kanali tjetër jo publik.

Dërgo mësimet në WhatsApp

Ndaji mësimet në formën e mesazheve me tekst dhe mesazheve zanore. Lehtëso diskutimet midis studentëve, ashtu siç do të bëje po të ishe personalisht, duke krijuar një grup për secilën klasë.

Dërgo dhe merr detyrat

Përdor listat e transmetimit për t'i caktuar detyrë shumë studentëve njëherësh. Vetëm kontaktet që të kanë shtuar te libri i adresave në telefonin e tyre do ta marrin mesazhin e transmetuar nga ti. Përgjigjet do të të dërgohen vetëm ty, kështu që studentët mund të përgjigjen me detyrat e përfunduara.

Qëndro në dispozicion për studentët e tu në distancë

Ofro mundësi mësimi në kohë reale me telefonata zanore në grup dhe telefonata me video në grup.

Mbaji të angazhuar studentët

Jepu klasave të tua një pamje prapaskenash të ditës tënde duke postuar përditësime të statusit.

Dërgo mesazhe nga kompjuteri yt

Përdor WhatsApp në ueb për të menaxhuar një numër të madh mesazhesh në WhatsApp, në mënyrë të shpejtë dhe efektive nga kompjuteri yt.

*WhatsApp është vetëm për përdorim në përputhje me ligjet e zbatueshme dhe Kushtet e shërbimit të WhatsApp, përfshi moshën minimale të kërkuar për të përdorur shërbimet tona. Mos i nxit studentët ose të tjerët të përdorin WhatsApp nëse janë nën moshën minimale të kërkuar, apo të kërkosh që studentët ta përdorin WhatsApp në mënyrë të detyrueshme.

Nëse ke ndonjë pyetje në lidhje me Qendrën e informacioneve të WhatsApp rreth koronavirusit, na kontakto.

Shkarko
Logoja kryesore e WhatsApp
Logoja kryesore e WhatsApp
Shkarko
Çfarë bëjmë
VeçoritëBloguSiguriaPër biznesin
Kush jemi
Rreth neshKarrieratQendra e markësPrivatësia
Përdor WhatsApp
AndroidiPhoneMac/PCWhatsApp në ueb
Ke nevojë për ndihmë?
Na kontaktoQendra e ndihmësAplikacionetKëshillimet për sigurinë
Shkarko

2025 © WhatsApp LLC

Kushtet dhe Politika e privatësisë
Harta e sajtit