WhatsApp duhet të marrë ose të mbledhë disa informacione për të operuar, ofruar, përmirësuar, kuptuar, personalizuar, mbështetur dhe tregtuar Shërbimet tona, duke përfshirë edhe rastet kur instaloni, qaseni ose përdorni Shërbimet tona të biznesit.
Llojet e informacioneve që marrim dhe mbledhim varen nga mënyra se si i përdorni Produktet tona të biznesit. Ne kërkojmë informacione të caktuara për të ofruar Shërbimet tona të biznesit dhe pa këtë nuk do mund t'ju ofrojmë Shërbimet tona të biznesit. Informacionet që mbledhim përfshijnë informacionet që jepni, informacionet e mbledhura automatikisht dhe informacionet e palëve të treta.
Ne i përdorim informacionet që kemi (objekt i zgjedhjeve që bëni dhe i ligjit në fuqi) për të operuar, ofruar, përmirësuar, kuptuar, personalizuar dhe mbështetur dhe tregtuar Shërbimet tona të biznesit.
Ju ndani informacionin tuaj ndërkohë që përdorni dhe komunikoni përmes Shërbimeve tona të biznesit dhe ne e ndajmë informacionin tuaj për të na ndihmuar të operojmë, ofrojmë, përmirësojmë, kuptojmë, personalizojmë, mbështesim dhe tregtojmë Shërbimet tona të biznesit.
Për të mësuar më shumë rreth informacioneve që mbledhim dhe mënyrës se si i përdorim dhe i ndajmë ato, lexoni
Politikën e privatësisë për Aplikacionin WhatsApp Business.