Kanalet e WhatsApp janë një mënyrë e thjeshtë dhe private për të marrë përditësime të dobishme nga njerëzit dhe organizatat që të interesojnë.
Eksploro direktorinë e kanaleve dhe ndiq kanalet për temat që të interesojnë, pavarësisht nëse janë për lajmet e fundit rreth ekipit tënd të preferuar sportiv apo për ofertat e përditshme speciale nga furra e bukës e lagjes. Përfito qasje ekskluzive në më shumë gjëra që të pëlqejnë duke u abonuar në kanalet e tua të preferuara*.
* Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit.
Vetëm ti mund ta shikosh se çfarë kanalesh ndjek. Numri yt i telefonit mbetet privat dhe vetëm administratorët që të kanë ruajtur si kontakt mund ta shikojnë.
Kanalet janë në skedën Përditësimet, larg nga bisedat dhe telefonatat e tua personale, dhe njoftimet e kanaleve kalohen në heshtje sipas parazgjedhjes.
Ndaji përditësimet me një audiencë globale me miliarda njerëz dhe shkyç një mënyrë të sigurt për t'u angazhuar dhe për të rritur ndjekjen tënde në WhatsApp.
Lësho ngjitëse të personalizuara, të cilat audienca jote mund t'i shkarkojë, dërgo mesazhe zanore për të ndarë lajmet ose përdor anketat për t'i ftuar ndjekësit që të ndajnë mendimet e tyre.
Ndaje lidhjen ose kodin QR unik të kanalit në Statusin tënd dhe në bisedat e tua personale, në mënyrë që kanalin tënd të mund ta gjejnë më shumë njerëz.
Ndaji përditësimet ekskluzive të momentit me ndjekësit e tu më të angazhuar dhe mbështetës, ndërkohë që fiton para, pikërisht në WhatsApp.
* Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit.