
Aplikacioni WhatsApp Business
WhatsApp Business mund të shkarkohet falas dhe është ndërtuar duke pasur parasysh pronarët e bizneseve të vogla. Aplikacioni e bën të lehtë të lidhesh personalisht me klientët e tu, të theksosh produktet dhe shërbimet e tua, si dhe t'u japësh përgjigje pyetjeve të klientëve gjatë përvojës së tyre të blerjeve. Krijo një katalog për të ekspozuar produktet dhe shërbimet e tua, si dhe përdor veglat e veçanta për të automatizuar, klasifikuar dhe për t'u përgjigjur shpejt mesazheve.
WhatsApp mund të ndihmojë gjithashtu bizneset e mesme dhe të mëdha të ofrojnë mbështetje për klientin dhe t'u dërgojnë njoftime të rëndësishme klientëve. Mëso më shumë rreth WhatsApp Business API.