WhatsApp Business mund të shkarkohet falas dhe është ndërtuar duke pasur parasysh pronarët e bizneseve të vogla. Aplikacioni e bën të lehtë të lidhesh personalisht me klientët e tu, të theksosh produktet dhe shërbimet e tua, si dhe t'u japësh përgjigje pyetjeve të klientëve gjatë përvojës së tyre të blerjeve. Krijo një katalog për të ekspozuar produktet dhe shërbimet e tua, si dhe përdor veglat e veçanta për të automatizuar, klasifikuar dhe për t'u përgjigjur shpejt mesazheve.
WhatsApp mund të ndihmojë gjithashtu bizneset e mesme dhe të mëdha të ofrojnë mbështjetje për klientin dhe t'u dërgojnë njoftime të rëndësishme klientëve. Mëso më shumë rreth WhatsApp Business API.
Krijo një profil të biznesit me informacione të dobishme për klientët e tu, si adresa jote, përshkrimi i biznesit, adresa e emailit dhe sajti i uebit.
Përgjigjet e shpejta të lejojnë të ruash dhe ripërdorësh mesazhet që dërgon shpesh, në mënyrë që të mund t'u përgjigjesh me lehtësi pyetjeve të zakonshme shumë shpejt.
Organizo kontaktet ose bisedat e tua me etiketa, që të mund t'i gjesh me lehtësi përsëri.
Cakto mesazhin e largimit kur nuk mund të përgjigjesh, në mënyrë që klientët e tu të dinë se kur të presin një përgjigje. Mund të krijosh po ashtu një mesazh përshëndetjeje për t'u prezantuar klientëve biznesin tënd.