Rreth WhatsApp

Aplikacioni ynë

Më shumë se 1 miliard njerëz, në më shumë se 180 shtete, e përdorin WhatsApp1 për të biseduar me familjet dhe të dashurit e tyre, çdokund dhe në çdo kohë. WhatsApp është FALAS2, ai ju mundëson të dërgoni mesazhe dhe të bëni thirrje thjesht, sigurt dhe në mënyrë të besueshme. Është në dispozicion për telefona në mbarë botën.

1 Po, emri WhatsApp rrjedhë vërtetë nga fjalia What's App.

2 Ju mund të paguani për këtë shërbim.

Misioni ynë

WhatsApp ka filluar si alternativë e shërbimit SMS. Produkti ynë tani ju mundëson shkëmbimin e mediave të llojllojshme me njëri-tjetrin, p.sh.: tekste, foto, video, dokumente dhe vendndodhje, gjithashtu edhe thirrje zanore. Mesazhet dhe thirrjet tona janë të mbrojtura me kodimin fund-e-krye, kjo do të thotë se askush nga palët e treta, përfshirë edhe WhatsApp, nuk mund t'i lexojnë ose përgjojnë ato. Pas çdo produkti fshehet vendosmeria jonë për t'ju mundësuar njerëzve të komunikojnë pa kufizime anëmbanë botës.

Ekipi ynë

WhatsApp është themeluar nga Jan Koum dhe Brian Acton të cilët kanë kaluar 20 vjet së bashku te Yahoo!. Në vitin 2014 WhatsApp është bashkuar me Facebook, por vazhdon të veprojë si aplikacion në vete i cili është i përkushtuar në ndërtimin e shërbimit për dërgimin e mesazheve që funksionon shpejtë dhe sigurt në mbarë botën.