Më shumë se 2 miliardë njerëz në më shumë se 180 shtete e përdorin WhatsApp1 për të qëndruar në kontakt me shokët dhe familjen e tyre, në çdo kohë dhe çdo vend. WhatsApp është falas2 dhe ofron mesazhe dhe telefonata të thjeshta, të sigurta dhe të besuara, të disponueshme në telefonat në të gjithë botën.
1 Po, emri i WhatsApp është një lojë fjalësh me shprehjen What's Up (Ç'kemi).
2 Mund të zbatohen tarifat për të dhënat.
WhatsApp filloi si një alternativë për mesazhet SMS. Produkti ynë tani mbështet dërgimin dhe marrjen e një larmie mediash: mesazhe me tekst, fotografi, video, dokumente dhe vendndodhjen, si dhe telefonata zanore. Disa nga momentet më personale ndahen me WhatsApp, dhe prandaj e kemi integruar enkriptimin nga skaji në skaj në aplikacionin tonë. Pas çdo vendimi produkti është dëshira jonë për t'i lejuar njerëzit të komunikojnë në çdo vend në botë pa pengesa.
WhatsApp është themeluar nga Jan Koum dhe Brian Acton, të cilët kishin kaluar më parë 20 vjet së bashku te Yahoo!. Në vitin 2014 WhatsApp është bashkuar me Facebook, por vazhdon të veprojë si një aplikacion në vete me një fokus të qartë në ndërtimin e një shërbimi mesazhesh që funksionon me shpejtësi dhe siguri në mbarë botën.