Thjesht. Sigurt.
Komunikim i besueshëm.

Me WhatsApp ju mund të dërgoni mesazhe dhe të bëni thirrje falas* në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt. Funksionon në të gjithë telefonat në treg.
Shkarko tani
*Ju mund të tarifoheni për shërbimin e internetit. Konsultohuni me operatorin tuaj për më shumë informata.

Thirrjet zanore dhe videothirrjet në WhatsApp

Bisedoni pa brenga

Me thirrjet zanore ju mund të bisedoni falas* me shokët dhe familjen tuaj edhe nëse ata janë në një shtet tjetër. Nëse mesazhet dhe thirrjet zanore nuk ju mjaftojnë, ju mund të bëni edhe videothirrje ballë për ballë të cilat janë gjithashtu falas*. WhatsApp e përdorë internetin e telefonit tuaj për t'u lidhur kur ju bëni thirrje ose videothirrje, ai nuk i shpenzon minutat e tarifës suaj të zakonshme, prandaj ju nuk do të paguani asgjë për thirrjet tuaja.

Kodimi fund-e-krye

Siguri e standardizuar

Disa nga momentet tuaja më personale ju i shkëmbeni përmes WhatsApp, kjo është arsyeja pse ne e kemi integruar kodimin fund-e-krye në versionin e fundit të aplikacionit tonë. Kur mesazhet janë të koduara fund-e-krye, ato mund të lexohen vetëm nga personat që komunikojnë në mes veti dhe nga askush tjetër, madje as nga vetë WhatsApp.
Zbuloni funksionet