Siguria në WhatsApp

Privatësia dhe Siguria janë në gjenet tona

Ne, që nga dita e parë, e kemi ndërtuar WhatsApp-in që ju të qëndroni në kontakt me të dashurit tuaj, të shkëmbeni informata të rëndësishme rreth fatkeqësive natyrore, të ndihmojmë ribashkimin e familjeve të ndara ose njerëzit gjatë kërkimit të një jete më të mirë. Disa momente të ndjeshme personale që ju i shkëmbeni me njëri-tjetirn në WhatsApp, janë arsye bindëse pse ne e kemi ndërtuar mbylljen e mesazheve me metodën fund-e-krye në versionin e fundit të aplikacionit tonë. Mbyllja e mesazheve, dokumenteve, videove, mesazheve zanore dhe telefonatave tuaja me metodën fund-e-krye, i mbron ato që të mos përfundojnë në duar të gabuara.

Siguri e standardizuar

Mbyllja e mesazaheve me metodën fund-e-krye është e mundur vetëm atëherë kur ju dhe personat me të cilët komunikoni e përdorin versionin e fundit të WhatsApp. Shumë aplikacione në treg e përdorin gjithashtu metodën fund-e-krye për mbylljën e materialeve të shkëmbyëra vetëm në mes të palëve komunikuese, kurse metoda që zbatohet nga WhatsApp i mbron materialet tuaja nga të gjithë, madje edhe nga vetë WhatsApp. Mesazhet që ju i shkëmbeni janë të siguruara pas një dryri, vetëm palët komunikuese që e kanë çelësin përkatës mund t’i lexojnë ato. Si mbrojtje shtesë, çdo mesazh e ka çelësin unik i cili është i nevojshëm për të lexuar mesazhin e dërguar. E gjithë kjo ndodhë vetëvetiu, ju nuk duhet të ndryshoni asgjë tek rregullat e aplikacionit apo të krijoni një bisedë të fshehtë për t’i siguruar mesazhet tuaja.

Flisni pa ngurosje

WhatsApp Thirrja ju lejon që të flisni me të dashurit dhe familjen tuaj edhe kur jeni jashtë shtetit. Ashtu sikur mesazhet me tekst edhe bisedat zanore janë të mbyllura fund-e-krye që të mos lexohen nga pala e tretë.

Mesazhet tuaja janë vetëm pronë e juaja

Mesazhet tuaja janë vetëm tuajat. Ne i ruajmë mesazhet tuaja në serverët tonë vetëm derisa ato të arrijnë cakun. Sidoqoftë, mesazhet tuaja janë gjithësesi të mbyllura fund-e-krye dhe nuk mund të lexohen nga pala e tretë.

Binduni vet

WhatsApp ju lejon t’i kontrolloni vet thirrjet dhe measazhet tuaja se a janë të mbyllura fund-e-krye apo jo. Kontrolloni thjeshtë simbolin tek informatat rreth kontaktit apo grupit.

Shikoni një sqarim të hollësishëm

Lexoni një sqarim të hollësishëm teknik nga WhatsApp në lidhje me metodën e mbylljës fund-e-krye, të zhvilluar në bashkëpunim me Open Whisper Systems.